Trajneri i Kombëtares së femrave, njekohesisht ish-portier dhe ish-drejtor sportiv i Vllaznisë, në një intervistë për Star Plus është shprehur se tek skuadra kuqeblu është e nevojshme që ekipi të privatizohet sa më parë edhe pse bashkia Shkodër gjatë kësaj periudhe nuk është kursyer asnjëherë për kuqeblutë.

Sipas kryebashkiakes procesi i privatizimit po ecën me ritme të kënaqshme dhe që shumë shpejt priten edhe hapat konkretë për këtë drejtim. Privatizimi i klubit të futbollit Vllaznia ka kohë që ka marrë vëmendje të madhe mediatike.

“Në fund të muajit prill, mendoj se ne do të kemi rezultatet e para. Kjo edhe në varësi të punës që do të kryejnë vetë vlerësuesit për të bërë të mundur, që ne të kemi një dokument, i cili do t’i paraqitet Këshillit Bashkiak në muajin maj.

Kjo është parashikuar në kontratë dhe besoj se do të ecim me ato hapa që ne kishim parashikuar” eshtë shprehur presidentja e Vllaznisë Voltana Ademi në një nga prononcimet e saj.

Artikulli paraprakLEZHË, NDIHMA PËR FEMIJËT NË NEVOJË
Artikulli tjetërFUTBOLL FEMRA, VLLAZNIA MERR FITOREN E RRADHËS