Grindje mes tifozëve të Partizanit dhe Botev Plovdiv

Tifozët e Partizanit dhe Botev Plovdiv janë përfshirë në një sherr masiv. Pak minuta para se të startojë ndeshja dy tifozeritë janë përleshur fizikisht në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”. Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën. Një grup prej më shumë se 100 tifozësh bullgarë janë nisur drejt Shqipërisë por një pjesë e tyre u ndaluan në Qafë-Thanë për shkak se kishin konsumuar alkool. Në orën 17:00 Partizani do të luajë kundër Botev Plovdiv në ndeshjen e raundit të parë kualifikues për Europa League.

Artikulli paraprakPËRPLASJA NË PD, REAGON SHKËLZEN BERISHA
Artikulli tjetërAKSIDENT I RËNDË NË TIRANË-VORË, NJË I VDEKUR