Rruga “Palok Kurti” në Shkodër vijon të jetë e amortizuar, ndërsa gropat e krijuara në asfalt po thellohen gjithnjë e më shumë. Për drejtuesit e mjeteve, kalimi në këtë rrugë është kthyer në një shqetësim të përditshëm, pasi gropat rrezikojnë të dëmtojnë automjetet.

Për të përmirësuar sadopak situatën, banorët kanë mbushur herë pas here vetë disa prej gropave, por dëmtimet vijojnë të shfaqen dhe kërkojnë një ndërhyrje më të qëndrueshme
Ndërhyrja në këtë aks mbetet e nevojshme për të përmirësuar kushtet e qarkullimit dhe për të shmangur dëmtimet e mëtejshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMURIQAN, TOKA PUNOHET POR FITIMI MUNGON
Artikulli tjetërKUSHTETUESJA RRËZON KËRKESËN E PD-SË, ENDRIT SHABANI MBETET AVOKAT I POPULLIT