Qyteti I Shkodrës vazhdon të mbetet ndër më të vizituarit gjatë sezonit turistik. Edhe këtë vit, turistë të shumtë kanë treguar interes të madh për ikat e shumta turistike. Vaso Boku, është një guidier polak, I cili ka sjellë grup turistësh nga I njejti shtet për të vizituar qytetin e Shkodrës, kryesisht kalanë Rozafa.

Guidieri polak Bakun tregon se turistët e huaj kanë shumë interes të vizitojnë pikat me rëndësi historike në Shkodër.

ai bën edhe një krahasim nga hera e tij e parë që ka vizituar Shqipërinë.

‘Herën e parë që kam ardhur në Shqipëri ishte viti 2006. në fillim më kanë vënë gjobë për vizitiën time në këtë vend. ndërsa sot, Shqipëria është kthyer në atraksionin më të bukur turistik të cilin e pëlqej më shumë. unë jam i mendimit se Shipqria nuk ndryshon as nga viti në vit, as nga muaji në muaj, por nga dita në ditë. mezi pres të më vijë grupi tjetër nga Polonia, që t’i njoh me bukuritë natyrore të qytetit të Shkodrës.’

Deri tani, në qytetin e Shkodrës kanë ardhur dhjetëra turistë, por më besnikët siç duket vazhdojnëtë mbeten ato polakë të cilët janë të magjepsur nga historia dhe arkitektuara në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakPD: VALDRIN PJETRI U DËNUA NË 2003 ME 18 MUAJ BURG PËR TRAFIK DROGE NË ITALI
Artikulli tjetërSHKODËR, DHUROHEN 42 PAKO PËR FAMILJET NË NEVOJË