Ndërkohë që bëhën gati për të mbjellë fidanët e rinj të duhanit, në magazinat e tyre prodhimi I dy viteve të fundit ka mbetur stok.

Simon Marku dhe Shuk Marku janë fermerët e zonës së Gurit të Zi , të cilët në mungesë të një tregu të mirëfilltë nuk mund të shesin duhanin pasi sulmet e policisë së shtetit të përqëndruara në pikat kultivuese të tij jua sekuestrojnë prodhimin.

Të revoltuar fermerët shprehen se ajo çka e pengon më shumë tregtimin e duhanit është importi.

Ata thonë se qeveria lejon më parë tregtimin e kulturës së huaj se atë vendase.
Fermerët e kësaj zonë me të drejtë ankohen pasi toka e tyre nuk prodhon asgjë tjetër përveç duhanit, dhe kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar jetesën e tyre.

Ndërkohë këto familje nuk fitojnë asgjë përveç xhirimeve të parave të hedhura gjatë gjithë vitit që nga mbjellja e farës e deri tek përpunimi I tij .

 

Artikulli paraprakVEPRA “MARIN BARLETI” NË SYTË E AUSTRIAKËVE
Artikulli tjetërARRESTOHET 24 VJEÇARI NË SHKODËR