Shkrimtari austriak, Stefan Zathammer, ka prezantuar librin “Marinus Barletius” mbi rrethimin e Shkodrës, të shkrimtarit Marin Barleti.

Kjo vepër është e shkruara e gjitha në gjuhën gjermane dhe vjen e përkthyer nga shkrimtari Austriak Zathammer.

Sipas tij vepra historikografike përshkruan pushtimin osman të qytetit të tij të Shkodrës më 1478 ku ai ka qenë dhe vetë dëshmitar.

Për më tëpër sipas profesor Florian Schafferath kjo vepër qëndron në një nga bibliotekat e vjenës, nga ku zë vendin e parë.

Ishte viti 1478. Europa po sulmohet. Dhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët dhe venedikasit vazhdojnë t’u rezistojnë osmanëve,

duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke i dhënë kohë Europës Perëndimore për t’u përgatitur për sulmin e pashmangshëm në Shkodër

 

Artikulli paraprakDËMTIMI I RRUGËS NË BLERAN
Artikulli tjetërGUR I ZI, DUHANI I DY VITEVE MBETET STOK