Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi ka inspektuar punimet që po bëhen në kanalin vaditës në Gurin e Zi.

Kryebashkiakja tha se kullimi dhe vaditja janë prioritet. E pyetur nëse është vonë kjo ndërhyrje në kanalet vaditëse dhe kulluese, kryebashkiakja tha se tani është e mundur ndërsa kërkon një rishikim të ligjit për prokurimet publike sepse sjell vonesa të kota. Bashkia Shkodër po ndërhyn në disa prej kanaleve vaditëse dhe kulluese në zona të ndryshme por sërish mbetet një prej problematikave më të mëdha për fermerët.

Artikulli paraprakNIKOLLË MARKU ZGJIDHET KRYETAR I PD VELIPOJË
Artikulli tjetërTAKSA PËR AKSET NACIONALE, BSPSH: DO TË PARALIZOHET TRANSPORTI