Bashkimi I Sindikatave te Pavarura Shkoder ka reaguar lidhur me Tarifimi I rrugeve nacionale, ku perfshihet edhe Tirane – Hani I Hotit .

Kreu I BSPSH Albert Tuka e cileson kete nje vendim arbitrar te qeverise shqiptare ku si rezultat qe do te sjell falimentimin dhe paralizimin e transportit. Tuka thote se qevera shqiptare perpara se te taksoi keto akse, duhet te siguroje standartet e duhura, Pak dite me pare qeveria shqiptare vendosi qe Përveç rrugës së Kombit të gjithë shoferët duhet të paguajnë taksa edhe për 8 rrugë të tjera. Konkretisht vendimi parashikon që të kalohen përkundrejt pagesës, rruga Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan, rruga e Arbrit, Levan-Vlorë, Durrës-Fier, Levan-Tepelenë, Elbasan- Kapshticë dhe Tiranë-Hani i Hotit. Tarifa e sugjeruar për këto rruge luhatet mes rreth 1 deri ne 2.6 Euro, ku kostoja me e larte, I perket rruges se Arbrit.

Artikulli paraprakGURI ZI, ADEMI INSPEKTON PUNIMET NE KANALIN VADITËS
Artikulli tjetërHILA: NË 10 SHTATORIT SHKOLLA E KOMANIT PAMJE TË RE