Guri I Zi vetëm 6 km larg Shkodrës njihet si zona e cila prodhon duhanin që me dekada dhe kjo kulturë është e vetmja me të cilët fermerët e fshatrave të kësaj njësie mund të jetojnë.

Fshati Gajtan është një zonë e cila e kultivon duhanin ndërsa familjet e përcjellin brez pas brezi këtë kulturë.Dy prej fermerëve të fshatit Gajtan thonë se ne mund të konkurojmë tregjet europiane me prodhimin tonë, por tregu është I pasigurtë për shkak se shteti po përdor politika jo favorizuese. Femerët e prodhojnë e më pas e trëgëtojnë ata vetë duhanin në tregun e Rusit.Këta të fundit kërkojnë nga bashkia gjetjen e një tregu të posacëm pasi në tregun ambulant nuk ndihen të sigurtë për arsye se shpeshëherë policia I ka sekuestruar me qindra kilogram duhan Familjet në zonën e Gurit të Zi arrijnë të marrin deri në 6 kilogramë duhan të tharë për dynim toke, ndërsa cmimi I shitjes me pakicë mund të arrijë nga 600-1000 lekë të reja për kilogramë.

Artikulli paraprak28 KORRIKU, DITA BOTËRORE KUNDËR HEPATITIT
Artikulli tjetërVLLAZNIA-DEÇIÇ 0-0, ZV/TRAJNERI MAXHAR: PO LUAJMË KATASTROFË