Kastrofë.

Kështu i quan ndeshjet miqësore të Vllaznisë zëvendëstrajneri Aleksandër Maxhar duke përfshirë edhe sfidën e fundit atë përballë Deçiç në Shkodër e cila u mbyll në barazim 0-0. Pas miqësores së parë në Tuz, Vllaznia luajti një tjetër ndeshje me Deçiçin, këtë radhë në fushën sportive “Reshit Rusi”. Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi zgjodhi të jetë një ultrase dhe qëndroi bashkë me tifo-grupin “Vllaznit Ultras” të cilët janë tejet kritik për këtë Vllazni. Ekipi shkodran edhe përballë një ekipi më të dobët nuk arriti që të marrë më shumë se një barazim 0-0. Vllaznia aktivizoi të gjithë lojtarët e ardhur në provë të cilët nuk arritën të bindin edhe aq shumë. Ishte një lojë e dobët e Vllaznisë e cila u kritikua shumë edhe nga zëvendëstrajneri Maxhar.“Ishte një ndeshje miqësore ku rezultati nuk ka rëndësi. Ju e patë se shumë lojtarë ishin në provë me Vllazninë. Dua të them se me shumë prej tyre ne si staf teknik nuk jemi aspak të kënaqur. Vetëm Hebaj që tregoi disa anë pozitive ndërsa të tjerët them se jo. Po zhvillojmë ndeshje miqësore katastrofë siç ishte ajo ndaj Mornarit por edhe kjo ndaj Deçiçit nuk ishte aspak një lojë e mirë nga Vllaznia. A jam i mërzitur? Po çfarë t’ju them, nuk po luajmë mirë dhe nuk kemi si të jemi të lumtur. Natyrisht që presim edhe lojtarë të tjerë të vijnë në provë por koha po kalon dhe kemi nevojë që të ndërtohet ekipi dhe të jemi të gatshëm për kampionatin. Shpresoj që në fazën përgatitore të përmirësojmë diçka dhe të arrijmë të kemi performanca të tjera. Gjithsesi na duhen lojtar cilësor që i presim çdo ditë por deri tani asnjë nuk ka bindur siç duhet. Sidoqoftë Vllaznia është në ndërtim e sipër dhe na ka mbetur pak kohë por duhet të veprojmë shpejt”. Në provë me Vllazninë ka ardhur i riu Hebaj bashkë me Demaj ndërsa nga Tërbuni është rikthyer Fangaj që ishte i huazuar. Po ashtu vijuan provën Manuka që do pritet edhe pak ditë ndërsa me shumë mundësi bjellorusi Rashik dhe braziliani Belmani do kthehen mbrapsht. I vetmi që do vijojë provën është një brazilian që luan si mesfushorë-mbrojtës. Në ndeshjen ndaj Deçiç luajtën të gjithë lojtarët e gatshëm përveç portierit të ri Alen Sherri që nuk u aktivizua as në miqësoren ndaj Mornar.

Artikulli paraprakGURI ZI, KULTIVUESIT E DUHANIT NUK GJEJNË MBËSHTETJE NGA SHTETI
Artikulli tjetërÇFARË PO NDODH ME VLLAZNINË? MOSBESIMI PO SHTOHET