Eurokomisari për zgjerim fqinjësi të mirë, Johanes Hahn në një intervistë për “European Western Balkans”, thotë se BE i vlerëson përpjekjet e kryeministrit Zoran Zaev dhe qeverisë së tij për të përmirësuar marrëdhëniet me Greqinë edhe Bullgarinë.

“Është me rëndësi që të gjendet zgjidhje e përbashkët rreth çështjes së emrit dhe rrugës që duhet të ecet para. BE është e gatshme që të ndihmoj në këtë proces i cili po zhvillohet në Kombet e Bashkuara dhe të lehtësoj kontaktet nëse është e nevojshme.

Me qeverinë e re, së bashku me opozitën, duhet të fokusohet në zbatimin e reformave prioritare dhe Marrëveshjes së Përzhinos, që të kthehet vendi në rrugën e tij euroatlantike”, ka thënë Hahn.

Artikulli paraprakGJARPRI SHKAKTON DEFEKT NË NJË KABINË ELEKTRIKE NË VERI
Artikulli tjetërKOKËDHIMA: EDHE PSE ME 74 MANDATE, RAMA NUK QEVERIS VETËM