Zona e Malit të Robit dhe zonat përreth mbetën pa energji paraditen e sotme për shkak të një defektin në linjën 35 kV Shkozet-Kavajë.

Kompania OSHE bëri me dije se defekti ka ndodhur rreth orës 11L30 minuta dhe shkak është bërë një gjarpër.

“Me tu njoftuar për avarinë, brigadat e OSHEE të Tensionit të Lartë, nisen këqyrjen e zones dhe identifikuan defektin të një kabine private pranë zonës së Shkallnurit. Shkaku i defektit ne kabine ishte një gjarpër, i cili kishte prekur pajisjet e tensionit 35 kV, duke sjelle stakim te grithe linjës disa km të gjatë Shkozet – Kavajë”, thuhet në njoftim.

Aktualisht kabina është futur në punë, ndërsa është rikthyer energjia elektrike në të grithe zonës.

Artikulli paraprakVLLAZNIA NË STËRVITJE POR ME MUNGESA
Artikulli tjetërHAHN: E RËNDËSISHME ËSHTË ZGJIDHJA E EMRIT ME GREQINË