Njësia Administrative Hajmel pritet ti nënështrohet disa investimeve . Administratori i kësaj njësie , Benard Ndreca shpall për star plus projektin që konstiston në rikonstruksionin e shkollës fillore në këtë njësi.
Ndërhyrja në këtë institucion ka qenë mjaft e rëndësishmë duke marrë parasysh kushtet e papërshtatshme në të cilat kanë studiuar nxënësit e kësaj zone për vite me radhë.
Ndërkohë, problematikë për Njësinë Hajmel mbetet dhe infrastruktura rrugore. Në disa segmente asfalti ka pësuar përcarje duke veshtirësuar kështu kalimin e automjeteve.
Për pasojë dhe në këtë drejtim pritet të këtë investime nga ana e Bashkisë Vau dejës..
Pavarësisht investimeve të shumta të kryera, zona kërkon më tepër investime.