Kur zgjedhjet vendore janë vetëm një vit larg Partia Demokratike në Malësinë e Madhe ka ndezur motorët për të filluar planifikimet në këtë proces zgjedhor.

Në këtë rreth prej ditësh tashme kanë nisur lëvizjet e para për propozimet e kandidatëve, këshilltarëve e strukturave të kësaj dege në këtë rreth.

Pak ditë më parë Kryetari i PD Malësi e Madhe Anton Kokaj deklaroi se kemi nisur punën në terren me grupseksionet duke nisur nga zona e Kastratit, për riorganizimin e Partisë Demokratike.

Në të njëjtën linjë me z, Kokaj është edhe këshilltari i djathtë në bashkinë e Malëisë së Madhe, njëherësh anëtar i grupseksionit të kësaj force politike në malësine madhe Luigj Gegaj.

Për këshilltarin e djathtë Luigj Gegaj fitorja e së majtës në Malësinë e Madhe në zgjedhjet vendore të 2015 ka qënë e papritur njëherësh edhe e pakuptimtë nga mënyra se si rrodhën ngjarjet duke lënë të nënkuptohet se Malësia e Madhe përfaqëson të djathtën.

Pak javë më parë Partia Demokratike ne Malësisë të Madhe zhvlloi një takim me të deleguarin nga Shkodra Flamur Noka .

Gjatë kësaj mbledhje u diskutuan edhe udhëzimet që do të ndjeke kjo forcë politike e cila tashmë ka një sfidë të fortë përballë socialistëve të cilët vijojnë të mbajnë “frerët” e shumicës së bashkive.

Artikulli paraprakHAJMELI, SË SHPEJTI ME SHKOLLË TË RE
Artikulli tjetërKANADAJA LEGALIZON PËRDORIMIN E MARIHUANËS