Hakmerret ISIS, sulmon tjetër qytet në Irak

Ekstremistët e Shtetit Islamik kanë sulmuar një tjetër qytet në rajonin perëndimor të Irakut, duke u përpjekur që të zhvendosin vëmendjen nga operacioni për çlirimi e qytetit të Mosulit. Dëshmitarët kanë raportuar se sulmet në Anbar kanë qënë mjaft agresive dhe shumë persona janë ndarë nga jeta, por ende nuk ka një bilanc zyrtar për viktimat. Një strategji e ngjashme u përdor nga militantët e ISIS edhe disa ditë më parë, ku si pasojë e një sulmi të armatosur në qytetin Kirkuk, 35 qytetarë u vranë ndërkohë që 120 të tjerë mbetën të plagosur. Ekspertët janë shprehur se Shteti Islamik po mundohet që të përçajë forcat irakiane, të cilat janë fokusuar në çlirimin e qytetit të Mosulit nga terroristët. Në këtë aksion janë përfshirë afro 30.000 trupa, që përbëjnë edhe aksionin më të madh ushtarak të vendit që prej ndërhyrjes së amerikanëve në vitin 2003. Megjithatë, për të mësuar më shumë detaje rreth sulmit të shtetit Islamik në qytetin Anbar do të duhet të pritet për një komunikatë zyrtare të autoriteteve. Në këtë rajon kanë mbërritur menjëherë forca të shumta sigurie të cilët po luftojnë me ekstremsitët.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN 174 KG MARIJUANE NE KUFIRIN GREKO-SHQIPTAR
Artikulli tjetërSHIRAT ZBULOJNE KANABISIN E FSHEHUR