Reparti ushatarak në Vau Dejës ka hapur dyert për të gjithë djemtë dhe vajzat e reja që kanë dëshirë të bëhen ushtarë profesionistë duke patur edhe një pagesë.

Në një takim në prefekturën e Shkodrës mori pjesë zëvendësministri i mbrojtjes Petro Koçi. Komandanti i Rekrutimit në ministri Leonard Çoku tha se paga si ushtar profesionist është e kënaqshme. Komandanti i repartit të Vau Dejësit Ali Mali foli edhe për kriteret e pranimit. Drejtori i zyrës së punës Dodë Mehmetaj e sheh si një mundësi të mirë punësimin si ushtar profesionist duke qenë se Shkodra vuan nga papunësia kryesisht tek meshkujt. Rekrutimi në repartin ushtarak të Vau Dejësit bëhet çdo vit duke qenë një mundësi e mirë për ata që kanë dëshirë të jenë pjesë e këtyre strukturave.

Artikulli paraprakRAMA ME MATURANTËT: PRIVILIGJOJMË MË TË MIRËT
Artikulli tjetërNIS VITI SHKOLLOR, DAR URON TË GJTHË NXËNËSIT