Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, po zhvillojnë një takim me maturantë të cilët nuk kanë fituar në fazën e parë të drejtën e studimit në universitete.

Në fjalën e saj, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, u shpreh se maturantët kanë të gjitha shanset në raundin e dytë që të shpallen fitues. Nikolla tha se reforma në arsim ishte një domosdoshmëri dhe se ajo do të jetë eficente. Edhe kryeministri Edi Rama vlerësoi reformën në arsim, duke theksuar se kjo reformë çliroi maturantët dhe universitetet. Sipas tij, rruga e suksesit të maturantëve përcaktohet nga rezultatet e tyre dhe jo nga faktorë të tjerë. Rama: Reforma funksionion më së mirëi, në radhë të parë për më të mirët. Secili prej jush, jam i bindur se mund të dëshmojë se reforma funksionon së pari se ka një transparencë të plotë dhe çdo maturant apo maturante, e ka sistemin para syve. Së dyti, sepse është e bazuar në konkurencën që diktohet nga rezultatet dhe bën të pamundur interferencën në procesin e konkurencës të faktorëve të jashtëm, që kanë qenë gangrenma e sistemit tonë universitar, por edhe e këtij kapërcimi jetik mes maturës dhe universitetit. Besoj që ju, duke qenë më tëmirët, jeni edhe të mirëinformuar sesi ka funksionuar sistemi i mëparshëm, një sistem me zgjedhje të detyrueshme të alternatiës më të lartë, ku maturantët detyroheshin që 15-vjeç, të bënin llogari sipas koeficentëve dhe të bënin një zgjedhje duke përcaktuar një moshë krejtësisht të brishtë dhe të papërshtatshme fatin e jetës së tyre, për shkak të kalkulimeve. Dhe gjimnazi për ju ka qenë një torturë. Për më tepër, deri vjet pasi bëje zgjedhjet, nuk mund të ndryshoje degën. Rrugën e suksesit e përcaktojnë vetëm rezultatet tuaja dhe asnjë faktor tjetër

Artikulli paraprakGJUETARËT TAKIM ME INSTITUCIONET PËR MORATORIUMIN
Artikulli tjetërHAPEN REKRUTIMET PËR USHTARË PROFESIONIST NË VAU DEJËS