As ata që kanë mbjellur pemë apo kane vendosur vazo me lule në trotuare për t’i zbukuruar nuk do të lejohen që të qëndrojnë dhe duhet që t’i heqin sa më parë. Grupet e rajoneve që po punojnë për lirimin e hapësirave publike kanë urdhëruar disa pronarë pranë ish- 5 heronjve që të lirojnë trotuarin edhe pse kanë investuar për gjelbërimin dhe zbukurimin e asaj pjese.

Pronarët e bizneseve në atë pjesë kërkojnë që të takohen me kryetaren e Bashkisë Voltana Ademi për t’i shprehur shqetësimin e tyre dhe për t’i kërkuar që pemët dhe vazot të mos hiqen sepse i shërbejnë qytetarëve.Pronarët kanë vetëm një ditë kohë për t’i hequr pemët e mbjella dhe vazot e luleve ndaj kërkojnë reagimin e kryebashkiakes para se policët bashkiak të veprojnë.

Artikulli paraprakLIRIMI I HAPËSIRAVE PUBLIKE, DEBATE NË ZONËN E RUSIT
Artikulli tjetërAKSIDENT NË RRUGËN SHKODËR – KRYEBUSHAT, RRËZOHET MOTORÇIKLETA