Qytetarët e moshës së tretë në Shkodër kanë tashmë një mundësi për të kaluar kohën e lirë në qendrën e re komunitare të hapur së fundmi në afërsi të shtëpisë së të moshuarve.

Gjatë ceremonisë së përurimit, kryetarja e bashkiisë së Shkodrës Voltana Ademi tha se një godinë e tillë do të jetë një vend mikpritës për të moshuarit dhe të rinjtë. Kryebashkiakja Ademi bëri thirrje që muri ndarës ndërmjet shtëpisë së të moshuarve të qytetit dhe qendrës komunitare të hiqet në mënyrë që të mos krijohen barriera komunikimi ndërmjet të moshave të treta. Kjo është qendra e dytë komunitare që vihet në funksion në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakBYPASSI I SHKODRËS, INVESTIMI NË 2017-ën
Artikulli tjetër“SECILI ÇMENDET SIMBAS MËNYRËS SË VET “ NË SHKODËR