Presidenti Ilir Meta u shpreh sot se lëvizja e shumicës për hapjen e listave zeron marrëveshjen e 5 qershorit.

“Përmbyllja e reformës zgjedhore do të konsiderohej si kushti i parë i plotësuar. Iniciativa e shumicës për të ndryshuar kushtetutën e prish marrëveshjen e 5 qershorit dhe e zeron këtë arritje të Shqipërisë dhe dëmton edhe kredibilitetin e ministrit të jashtëm edhe si kryetar i OSBE-së (Edi Rama).

Propozimi për ndryshimet kushtetuese zeron përpjekjet. Palët t’i qëndrojnë marrëveshjes, kur për këtë janë investuar edhe SHBA, Britania dhe BE-ja.

Këto ndryshime të njëanshme janë në kundërshtim me komisionin e Venecias. Ndryshime të sistemit duhet të nisin një vit para zgjedhjeve. Këtë qëndrim e ka mbajtur edhe zyra e OSBE-së që ka thënë se është shumë vonë” tha ai.

Artikulli paraprakRAMA ME MASKË NË KUVEND, DISIPLINON DHE DEPUTETËT, BATUTA ME HAJDARIN
Artikulli tjetërGARA PËR REKTOR, BEKTESHI KËRKON MANDATIN E DYTË