Adem Bekteshi, aktualisht rektor i universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në përfundim të mandatit të parë në krye të këtij institucioni akademik, ka shpallur kandidaturën e tij për të drejturar universitetin e Shkodrës për herë të dytë. Por cila është biografia e rektorit Adem Bekteshi dhe kontributi i tij në fushën akademike në qytetin e Shkodrës por jo vetëm.

Prof. dr. Adem Bekteshi u lind në Shkodër më 03.03.1962. Është diplomuar me rezultate shumë të larta në degën e Kimisë Industriale në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës në vitin 1988.

Ka filluar karrierën akademike në Institutin e Lartë Pedagogjik (sot Universiteti i Shkodrës) po në vitin 1988, pranë Departamentit të Kimisë.

Që nga viti 1993 e në vazhdim ka kryer një sërë kualifikimesh në fushën e kimisë, ekologjisë dhe mësimdhënies në universitete dhe institute kërkimore shumë të njohura si: Universitetin e Bolonjës dhe Barit (Itali), Ëest London University (Angli) e shumë të tjerë. Prof. dr. Adem Bekteshi ka një përvojë të gjatë akademike.

Prej më shumë se 30 vjetësh ka spikatur për një mësimdhënie cilësore sidomos në lëndën e kimisë. Ai ka kontribut të vyer në konsolidimin dhe modernizimin e përmbajtjes dhe praktikave të kimisë, veçanërisht të kimisë së përgjithshme, kimisë analitike dhe asaj ujore. Njihet kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht si autor i disa programeve mësimore, veçanërisht i teksteve teorike, ushtrimeve dhe praktikave laboratorike.

Ka qenë udhëheqës shkencor i shumë doktoraturave. Kontributi i tij në veçanërisht për Buletinin Shkencor të USH-së Seria e Shkencave të Natyrës është i lidhur me të gjithë veprimtarinë e tij kërkimore-shkencore.

Në cilësinë e rektorit të USH-së ka qenë edhe drejtor i Buletinit shkencor për të gjitha seritë e tjera të botuara nga fakultetet e USH-së. Cilësitë e tij drejtuese kanë spikatur edhe gjatë mandatit të parë si rektor i Universitetit. Është shquar për organizimin e punës në senat, grupe pune, konferenca etj, duke shprehur vizionin e tij për zhvillimet strategjike të Universitetit, për konsolidimin e institucioneve dhe përparimin e tyre.

I palodhur në promovimin dhe zhvillimin e fakultetit dhe universitetit, përsa i përket rritjes cilësore të mësimdhënies, kualifikimit të stafit e veçanërisht atij të ri, ngritjes së laboratorëve dhe pajisjes së tyre me mjete dhe aparatura moderne.

Prof. dr. Adem Bekteshi vjen në këtë fushatë zgjedhore me një vizion të qartë përsa i përket përparimit dhe sfidave me të cilat do të ndeshet Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Artikulli paraprakHAPJA E LISTAVE, META: LËVIZJA ZERON PAKTIN E 5 QERSHORIT! ‘VENECIA’ DHE OSBE KUNDËR
Artikulli tjetërMETA: KA MUAJ QË NË VESHËT E MI KUMBON THIRRJA E 2 MARSIT “SHPËRNDAJE KUVENDIN!”