Drejtori i ri i Vllaznisë, Alban Hasani, duket se ka nisur të mendojë për ndryshimet e para në organizimin e klubit shkodran. Pas marrjes së detyrës, Hasani ka ndërhyrë edhe në strukturën teknike të skuadrës, me synimin për të krijuar një organizim më të mirë në funksion të ekipit të parë. Një prej lëvizjeve që do të konkretizohet në ditët në vijim lidhet me Haris Dalipin, i cili aktualisht drejton ekipin U17 të Vllaznisë. Trajneri i grupmoshave pritet të kalojë në një rol të ri, duke iu bashkuar stafit teknik të skuadrës së parë si zëvendëstrajner. Në këtë mënyrë, Dalipi do të ketë mundësinë të punojë drejtpërdrejt me ekipin e parë, duke qenë pjesë e stafit që përgatit skuadrën për ndeshjet e kampionatit.

Kjo lëvizje është një nga ndryshimet e para në strukturën teknike të Vllaznisë në periudhën e drejtimit të Alban Hasanit. Për momentin, bëhet fjalë për një zhvillim që pritet të marrë formë në ditët në vijim, ndërsa mbetet për t’u parë se kur do të ketë një konfirmim zyrtar nga klubi shkodran. Vllaznia po kalon një periudhë ndryshimesh në organizimin e saj, ndërsa drejtuesit e rinj pritet të përcaktojnë edhe mënyrën se si do të funksionojë stafi teknik në vazhdimësi. Tashmë, Haris Dalipi do të jetë një tjetër element i stafit të ekipit të parë, duke kaluar nga drejtimi i një grupmoshe në një përgjegjësi të re brenda klubit kuqeblu.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, GJENDET CELULAR DHE KARIKUES NË PARABURGIM