Një aparat celular në gjendje të ndezur dhe një karikues janë gjetur gjatë një kontrolli në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Shkodër.

Kontrolli u krye nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë së burgjeve në Shkodër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Sipas njoftimit zyrtar, sendet e ndaluara i përkisnin një të paraburgosuri, të identifikuar me inicialet A. F..

Për këtë rast, materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të futjes ose mbajtjes së sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, vepër e parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.

Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mediave të denoncojnë çdo rast abuzimi apo shkeljeje të detyrës nga punonjësit e strukturave përkatëse.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“NUK KA ASNJË ELEMENT TË ANTIFA-S NË PROTESTË”, BERISHA: RAMA NË FRIKË TË MADHE, PO I VJEN DITA E LLOGARISË
Artikulli tjetërHARIS DALIPI I BASHKOHET STAFIT TË EKIPIT TË PARË