CNN: LUFTOJNË EDHE 120 KOSOVARË, 700 GJERMANË E 300 FRANCEZË.
Pak dite pas konfirmimit se ekzekutori I gazetarit amerikan ishte nje ish-repist londinez I konvertuar ne xhihadist, perendimi ka nisur te shqetesohet nga ky fenomen.

Duke u mbeshtetur ne te dhenat e qeverise amerikane dhe ne hulumtimet e veta ne terren, rrjeti televiziv CNN ka publikuar nje raport per xhihadistet perenderimore qe luftojne ne luften e Sirise dhe te Irakut.
Fjala eshte per te rinj nga Shtetet e Bashkuara, nga Britania e Madhe dhe nga disa shtete te tjera, te cilet jane perfshire ne luften e shenjte, duke prere koka njerezish ne emer te xhihadit.
Raporti I CNN rendit 25 shtete, ne mesin e  te cilave edhe Kosova, si nje nga vendet me kontributin me te madh te xhihadisteve ne raport me numrin e popullsise.
Ndryshe nga sa ishte deklaruar me pare nga Minsitri I Jashtem Enver Hoxhaj, CNN konfirmon ate qe prej kohesh raporton media kosovare, se jane jo 30, por mbi 100 shqiptare nga Kosova qe jane rreshtuar ne krahun e ekstremisteve.
Kosova eshte ne te gjitha hartat e publikuara nga CNN, qofte ne mesin e vendeve qe kane me shume luftetare ne Siri e Irak, qofte ne ata qe kane perqindjen me te madhe te islamisteve te perfshire ne konflikt, qofte ne m,esin e vendeve me perqindjen me te madhe te popullsise myslimane.
Ne total, sipas raportit te CNN, mbi 11 mijë persona nga mbarë botën kanë udhëtuar drejt Sirisë, disa dhe janë krhyer në shtëpitë e tyre, disa janë vrarë dhe disa vijojnë të qëndrojnë në radhët e ekstremistëve.
Sa I takon Kosoves, mesohet se numri I shqiptareve te vrare eshte mbi 20, por ne studimin e CNN nuk perfshihen shqiptaret nga Shqiperia dhe Maqedonia, per shkak se numri I tyre duket se eshte I pakonsiderueshem ne raport me disa vende.
Ajo cka duket qarte edhe nga tabelat dhe hartat e CNN, vendet që rekrutojnë më shumë të rinj në xhihad janë nga vendet me popullsi myslimane, Tunizia, Maroku e Indonezia, por nuk mbeten prapa as Franca me rreth 700 xhihadiste, apo edhe Gjermania me rreth 300.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/JUO-j56mLCQ?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]