Ministri i transportit dhe infrastrukturës Edmond Haxhinasto u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dëmtojnë sinjalistikën rrugore.

Nga Shkodra në inspektimin e përfundimit të punimeve në aksin Mbikalimi Trenit – Ura e Mesit, Haxhinasto tha se sinjalistika që po dëmtohet është burim aksidentesh. I pyetur për aksin e amortizuar Shkodër-Velipojë, Haxhinasto tha se qeveria është në kërkim të investitorëve sepse projekti është gati. Një ndërhyrje do të ketë edhe për aksin nacional Shkodër-Muriqan apo Shkodër-Tiranë. Aksi prej 4 kilometër tek Ura e Bardhajve lidh Shkodrën me Thethin apo edhe disa vende të tjera turistike.

Artikulli paraprakARRESTOHET 52 VJEÇARI PËR FSHEHJE E TË ARDHURAVE
Artikulli tjetërVLLAZNIA, LARGOHET HAKAJ TEK PARTIZANI, MUNGON TRANSPARENCA