Kompania që po ndërton HEC-in në Thirrë të Mirditës ka falsifikuar firmat e banoreve, duke kryer fiktivisht dëgjesen publike që e parashikon ligji.Diçka e tillë është provuar nga Prokuroria e Lezhës nga hetimet e kryera, pas kallëzimit penal të banoreve Thirrë, Sang dhe Hebe që preken nga ky projekt.Kompania “Sang 1” Shpk është marrë e pandehur per vepren penale “Falsifikim i Dokumentave” dhe dosja është dërguar për gjykim në Gjykatën e Lezhës. Nga hetimet e drejtuara nga prokurori i Lezhës Françesk Ganaj, ka rezultuar se është falsifikuar deklarata e banoreve, pasi ligji parashikon konsultim publik rreth aktivitetit qe do te ngrihet, por në këtë rast konsultimi i cili shoqerohet me procesverbal ku nënshkruajne banoret e zones është falsifikuar.

Në gjykatë çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Edlira Çota dhe seanca e pare paraprake eshte caktuar me date 9 maj. Leja për ndërtimin e HEC-it në zonën e Thirrës në Mirditë është dhënë me 20 qershor 2018 dhe projekti po zbatohet nga kompania “Sang 1” shpk. Beteja për këtë çështje vijon të jetë në dyert e gjykatave, por ende nuk ka një vendim të formës së prere, ndërsa deri më tani janë kryer mbi 70% e punimeve.Aktulisht punimet janë të pezulluara me vendim të Bashkisë Mirditë, pasi kompanisë i janë gjetur mangesi në dokumentacion.

Artikulli paraprak“JAM I GATSHËM, NUK E DI KUR”, BIDEN PRO DEBATIT ME DONALD TRUMP
Artikulli tjetërMETA IRONIZON BASHËN: NUK FITOHET DUKE FJETUR GJUMË, AS DUKE SHUMËZUAR 7X7=42