Meta përshëndeti delegatët e Konventës në nisje të punimeve në Pallatin e Kongereseve. Ai nuk la pa bërë ironi me Lulzim Bashën. Duke marrë si shembull fitoren e Bashkuë Fitojmë në bashkitë e Fushë Arrëzit dhe Pukës, Meta tha se nuk fitohet duke fjetur gjumë dhe duke shumëzuar 7 herë 7.

‘Më thotë Mondi a mund të shoqëroj! Faleminderit që më ke shoqëruar me besnikëri këto 26 vite. Bëhu gati të bëjme stërvitje bashkë të më shoqërosh edhe 26 vite të tjera. Kisha një lutje. Të çohemi në këmbë për atë vajzën e Fushë Arrëzit dhe delegatët e Fushë Arrëzit dhe Pukës që fituan kundër mafies. E puthe edhe Rrokun kryetarin e Pukës dhe Hilën dhe Bert Malaj e Memaliajn. Ashtu fitohet. Nuk fitohet duke fjetur gjumë dhe as duke numëruar dhe shumëzuar 7 herë 7, 42’, tha Meta.

Artikulli paraprak“HECI I THIRRËS ME FIRMA TE FALSIFIKUARA”, MERRET E PANDEHUR KOMPANIA
Artikulli tjetërMETA: KAM BËRË SHKOLLËN E RAMIZ ALISË, NANOS DHE BERISHËS PËR KËTË DITË! KUSH ËNDËRRON LOJËRA E KA GABIM