Nëntë persona humbën jetën nga rrëzimi i një avioni të vogël sportiv pranë Umea, një qytet i vogël në veri të Suedisë, thanë autoritetet të dielën.

Avioni i vogël i projektuar për të transportuar parashutistët u rrëzua në një ishull në lumin Ume menjëherë pas ngritjes, tha zëdhënësi i policisë, Peder Jonsson, duke shtuar se shkaku i aksidentit ishte i panjohur.

Ai tha se personat në bord ishin parashutistë. Ata ishin nisur në një udhëtim për të bërë ‘skydiving’, sporti ekstrem i rënies së lirë ku sportistët hidhen nga aeroplani dhe më pas hapin parashutat.

Spitali Universitar i Umeas konfirmoi se nuk kishte të mbijetuar dhe të afërmit e të ndjerëve ishin njoftuar.

Viktimat janë banorë të Västerbotten dhe Norrbotten, të gjithë shtetas suedez.

Artikulli paraprakBIE NË KONTAKT ME RRYMËN ELEKTRIKE, HUMB JETËN PUNONJËSI 56-VJEÇAR I OSHEE
Artikulli tjetërITALI, MEGAOPERACION I DIGOS NË VERI TË GADISHULLIT, SEKUESTROHEN ARMË LUFTE DHE RAKETA TOKË-AJËR