Gjatë këtij operacioni u arrestuan 7 grekë dhe 7 shqiptarë. Sasia e heroinës që posedonte rrjeti i trafikimit të drogës në Greqi, sekuestruar nga policia greke

Policia greke ka asgjesuar një rrjet të trafikut të drogës në Greqi, ku qendrën e kishte në zonën e Thesalisë. Gjatë këtij operacioni u arrestuan 7 grekë dhe 7 shqiptarë.

Po ashtu policia sekuestroi 1,7 kg heroinë, dhe sasira të vogla kanabisi dhe kokaine. Gjatë kontrollit të kryer u sekuestruan gjithashtu 6.140 euro, 2.200 lekë, 65 paund, gjashte automjete, një motoçikletë dhe 21 celularë.

Burime policore bëjnë me dije se një prej drejtuesve te rrjetit, ishte një 48-vjeçar shqiptar, i cili drejtonte aktivitetin që nga burgu. Ai ishte arrestuar në korrik të vitit të kaluar, për trafik droge.

Artikulli paraprakMAKINA DEL NGA RRUGA, PASAGJERI NË GJENDE TË RËNDË
Artikulli tjetërI RIU I VË FLAKËN VETES,NUK DISHEN SHKAQET