Një person ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident rrugor në Urë Vajgurore.

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga Policia lokale: Makina tip “Benz”, e drejtuar nga një 55-vjeçar, ka dalë nga rruga në aksin Berat-Urë Vajgurore.

Shtetasi me inicialet H.H, nga Kuçova ishte duke lëvizur me makinë dhe përfundoi jashtë rruge në vendin e quajtur “Kantina Çobo”.

Si pasojë, është dëmtuar pasagjeri shtetasi A.K, 40 vjeç, i cili është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Berat, dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndërsa drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime më të lehta.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve

Artikulli paraprakTENTOJNË TË PLAÇKISIN DYQANIN, KAMERA FILMON GJITHÇKA
Artikulli tjetërHEROINË, EURO E AUTOMJETE, SHKATËRROHET BANDA SHQIPTARO-GREKE