Hetime për peshkun e ngordhur në Fierzë

Thellohet misteri i ngordhjes së tufave me peshk gjucë në liqenin e Fierëzs. Specialistët e peshkimit kundërshtojnë deklaratat se peshqit kanë ngordhur prej gjuetisë me lëndë plasëse. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, dyshimet bien mbi peshkatarët që duhet ta kenë hedhur në liqen sasinë e peshkut të pashitur, por analizat do të zbulojnë shkakun e vërtetë. “Ky peshk nuk është i dëmtuar nga lëndë plasëse, rrymë elektrike ose lëndë helmuese. Është mall i hedhur për të shkaktuar panik tek popullata e Kukësit”, ka deklaruar Halim Dafku, inspektor i peshkimi. Kampionet e peshkut dhe të ujit janë dërguar për analiza laboratorike në Tiranë nga Inspektoriati i Peshkimit Kukës.

Artikulli paraprakIZRAELITI ME PAJISJE PËRGJUESE, PROKURORIA TIRANË NIS HETIMET
Artikulli tjetërPOLICIA PUBLIKON IMAZHIN E TERRORISTIT DHE I BËN APEL PUBLIKUT