Izraeliti me pajisje përgjuese,Prokuroria Tiranë nis hetimet

Një shtetas izraelit është ndaluar nga policia në aeroportin e Rinasit një ditë më parë, pasi gjatë kontrolleve i është gjetur një pajisje e cila është dyshuar si përgjues. Pajisja ka qenë në formën e një laptopi e cila është konstatuar gjatë kontrolleve të valixheve që transportojnë udhëtarët. Policia e Rinasit pranoi faktin se ka ndaluar një shtetas Izraelit për afro 12 orë dhe pasi janë bërë verifikimit 50 vjeçari emri i të cilit nuk jepet është lënë i lirë paçka se ka humbur biletën e udhëtimit Tiranë-Telaviv më datë 23 Mars 2017 por pa dhënë një përgjigje se ja ka dorëzuar apo jo kompjuterin. Procedimi penal është regjistruar nga prokuroria kryesisht për veprat penale “ Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike dhe shpërdorim detyre”. Ndërkohë në terren sqarojnë burimet nga prokuroria po kryhen verifikimi dhe ende nuk është vendosur nëse do të sekuestrohet apo jo pajisja e shtetasit izraelit.

Artikulli paraprakNDESHJA ITALI-SHQIPËRI, TIFOZËT KUQEZINJ “ZBARKOJNË” NË PALERMO
Artikulli tjetërHETIME PËR PESHKUN E NGORDHUR NË FIERZË