Është hedhur shorti i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për meshkuj dhe femra. Në praninë e përfaqësuesve të disa prej klubeve dhe shoqatave sportive ku skuadrat kanë mësuar radhën e përballjeve në kampionat si dhe ndarjen e grupeve.

Federata Shqiptare e Basketbollit bën me dije se sezoni i ri do të nisë këtë fundjavë, më data 13-14 tetor, ku do të zhvillohen takimet e javës së parë, për të vijuar më pas normalisht kampionatin çdo fundjavë. Sipas shortit të hedhur, ekipi i meshkujve të Vllaznisë këtë fundjavë do të presë në Shkodër Teutën ndërkohë që femrat do të presin Studentin. Në total janë 11 skuadra për meshkuj, të ndara në dy grupe, Superliga dhe Kategoria e parë. Ndërsa për femra janë 10 skuadra, të ndara në dy grupe, A dhe B.

Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, ku katër të parat shkojnë në play off.

Superliga – Meshkuj (java e parë)

Kamza Basket – Partizani

Vllaznia – Teuta

Eagles Basket – Tirana

Kategoria e Parë – Femra, Grupi A (Java e parë)

Flamurtari – Skënderbeu

Vllaznia – Studenti

Tirana – Goga Basket

Artikulli paraprak170 MLN LEKË PËR NGROHJEN NË SHKOLLA
Artikulli tjetërKUQEZINJTË HUMBIN 0-1 ME ITALINË