Një ndeshje e pritur me shumë emocion ka qënë përballja e Shqipërisë me Italinë kun ë qytetin e Shkodrës kanë mbërritur tifozë nga të gjitha trevat shqipfolëse për ta ndjekur nga afër këtë ndeshje e vlefshme për në “rusi 2018”.

Kjo ndeshje ka pasur një moment mjaft të veçante pasi ish kapiteni i skuadrës kuqezi i ka dhënë fund karrierës futbollistike duke shkelmuar për herë të fudnit topin pikërisht në këtë ndeshje. Starti i ndeshjes është shënuar me ovacione të mëdha nga tifozët por pavarësisht kësaj Shqipëria ka humbur përballë Italisë në “Loro Boriçi” me rezultatin minimal 0-1 me golin e shënuar nga Antonio Candreva. Në pjesën e parë të dyja ekipet kishin raste për gol, por me një lojë të barabartë, ku nuk kishin porta të prekura duke e bërë që 45 minutat e para të mbyllen pa gol.

Shqipëria dukej më shumë agresive sesa Italia në pjesën e dytë duke e sulmuar shumë herë portën e miqve por duket se aftësitë e portierit Buffon nuk lejon ndryshimin e rezultatit. Aty ku nuk pritej aty ndodhi gjithçka, pas një krosimi të mbrojtësit Spinazzola për tek Candreva që ky i fundit e kontrollon topin mjaft dhe mposhtë Berishën, duke e dërguar topin në rrjetë. Me këtë fitore Italia shkon pa problem në fazën “play-off” duke e lënë Shqipërinë në vendin e tretë me 13 pikë. Shqipëria në këto ndeshje kualifikuese grumbulloi 4 fitore, 5 humbje dhe 1 barazim.

Artikulli paraprakHIDHET SHORTI PËR KAMPIONATIN E BASKETBOLLIT
Artikulli tjetërPËRBALLJA E SË ENJTES VLLAZNIA-FLAMURTARI