Ndertimi i nje hidrocentrali ne lumin e Shales do ishte vdekjeprures per kete perle te natyres,e cila se fundmi ishte shnderruar ne nje nder destinacionet e preferuara turistike.

Keshtu shprehet Mark Rupa ekspert i mjedisit, i cili konstaton nje paradoks, nga reklamimi qe i beri kryeministri Edi Rama lagunes se Shales, ne vendimin per ta shkaterruar ate permes nje projekti te tille. Ndersa pritet reagimi i komunitetit te zones, eksperteve te mjedisit dhe pushtetit local. Ka mbi dy vite qe projekti per zhvillimin e qendrueshem te parkut kombetar te thethit rri pezull ne ministri dhe kjo le vend per aludime .

“Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka shpallur fituese një shoqëri me seli në Irlandë, por që është bashkimi i një firme turke, shqiptare dhe irlandeze. Ajo do të do ta ndërtojë hidrocentralin mbi lumin Shalë”.shifrat e investimit thuhet se shkojnë deri në 100 milionë dollarë dhe pritet të përfundojë brenda 3 vitesh. Ndersa impaktii i ketij investimi pritet te jete shkaterrues per ekosistemin dhe turizmin i cili dukej ne rruge te duhur.

Artikulli paraprakAKSIDENTOHEN TURISTËT HUNGAREZ
Artikulli tjetërASETET KRIMINALE, POLICIA “PASTRON” PASURITË