Një aksident automobilistik është shënuar mesditën e sotme në aksin Shkodër-Han i hotit.

Dy motora janë përplasur me një automjet tip “Opel”. Mësohet se mbi motora ishin dy turistë hungarezë që po vizitonin Veriun e Shqipërisë. Si pasojë e aksidentit ata kanë marrë për fat të mirë vetëm dëmtime të lehta, duke mos rrezikuar jetën.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur edhe policia e cila ka nisur punën pqr të zbardhur detajet e mëtjeshme të ngjarjes.

Artikulli paraprakTRAFIKIM I EMIGRANTËVE, PRANGA 25 VJEÇARIT
Artikulli tjetërHIDROCENTRAL NE LUMIN E SHALES?!