Pas një dekade debat, Komisioni Europian vendosi të çlirojë nga tarifat romaing të gjithë shfrytëzuesit e telefonisë celulare në Bashkimin Europian.

Duke nisur që nesër, 15 qershor, të gjithë operatorët e rrjeteve të telefonisë celulare në Bashkimin Europian do të ndalohen të ngarkojnë tarifa shtesë për thirrjet jashtë vendit, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme nga BE për të krijuar një treg të vetëm dixhital në vendet anëtare të BE.

Rregullat, të cilat kanë qëllim përtëritjen e tregut unik të BE-së për tregti pa tarifa, do t’u lejojnë klientëve të ndihen si në shtëpinë e tyre edhe kur janë jashtë vendit, por gjithmonë brenda hapësirës së vendeve të anëtarësuara në union, dhe gjthashtu parandalojnë kosotot e fshehura shtesë kur klientët kthehen në shtëpi nga pushimet.

Megjithatë, organizata jo fitimpuresë për mbrojten e të drejtave të konsumatorëve, consumer watchdog , ka paralajmëruar konsumatorët të qëndrojnë vigjilentë kur të përdorin celularët e tyre me qëllim shmangien e ndonjë surprize. Tarifat e roamingut janë kosto shtesë të ngarkuara për bërjen e thirrjeve, dërgimin e teksteve dhe përdorimin e të dhënave të internetit jashtë shtetit.

Këto tarifa zbatohen sapo një telefon celular lidhet me një rrjet të huaj. Tarifat janë zvogëluar gradualisht gjatë viteve të fundit dhe BE pretendon se i ka ulur ato me 91 përqind që nga viti 2007. Vendimi i Komisionit Europian hyn në fuqi vetëm tek 28 vendet anëtare të Bashkimit Euriopian, përfshirë Britaninë e Madhe për momentin sa kohë Brexit nuk është finalizuar.

Artikulli paraprakBRUKSELI PROCEDON NË KONFLIKTIN PËR AZILANTËT KUNDËR HUNGARISË, POLONISË E ÇEKISË
Artikulli tjetërBOB DYLAN AKUZOHET PËR PLAGJIATURË