Nje vit me pare u vra ne krye te detyres deshmori i atdheut, Ardian Kodra.

Ne familjet e tij jane mbajtur homazhe, ndersa koleget e FNSH –se nderuan kujtimin e tij. Te gjitha forcat e nderhyrjes se shpejte te Shkodres te shoqeruar dhe nga komandati Artur Prifti , ngushelluan familjaret ne kete dite e cila hap plage te thella ne zemeren e tyre.

Me pas familjare dhe efektiv te FNSH i jane drejtuar Varrezave te Deshmoreve , aty ku prehet dhe trupi i efektivit te vrare ne krye te detyres. Ky moment ishte nje moment i forte emocional per bashkeshorten , dy djemte e tij, familjaret dhe koleget te cilet e paten te veshire te permbanin lotet e mungeses se nje njeriu model ne familje dhe shoqeri.

Komandanti i FNSH-se Artur Prifti tha se te gjithe koleget perulen sot para Ardian Kodres i cili dha jeten per me shume siguri e ligj per komunitetin. Me pas u mbajt nje minut heshtje ne nderim te deshmorit Ardian Kodra.

Efektivi i FNSH së Shkodrës, Adrian Kodra, 47 vjeç mbeti i vrarë gjatë një aksioni policor në Torovicë të Lezhës, me qëllim arrestimin e një personi që po qëllonte me armë zjarri. 47-vjeçari u vra nga shtetasi David Qosja, i cili fillimisht u raportua se vuante nga probleme mendore, por më pas u saktësua se kishte çrregullime të personalitetit.

Artikulli paraprakFRIKË NË BARCELONË, SUBSTANCA IRRITUESE NË NJË STACION METROJE
Artikulli tjetërVIJOJNË FLAKËT NË MALIN E TARABOSHIT, SHKODËR E LAJTHIZË TË MIRDITËS