Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 8 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.

Situatë e vështirë mbetet ajo në Malin e Taraboshit në Shkodër ku ende janë aktive disa vatra të vogla zjarri. Ndërkohë që në operacionin e djeshëm një punonjës i shërbimit zjarrfikës të Shkodrës mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, informojnë Emergjencat Civile. “Zjarrfikëset dhe forcat ushtarake të ndihmuar nga banorë të zonës kanë punuar gjatë gjithë ditës për të izoluar flakët. Rreth 30 forca ushtarake janë angazhuar ditën e sotme për të shuar vatrat e mbetura.” Është ende aktive vatra e zjarrit në Malin e Munellës në Pukë. Forca të bashkisë, të pyjores dhe banorë të zonës kanë punuar për të izoluar zjarret.

Puna për shuarjen e tyre vazhdon edhe ditën e sotme me mjete rrethanore për shkak të terrenit të thyer malor. Ndërkohë në fshatin Bushat Shkodër, vatra e zjarrit që dogji një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe pisha pranë një ish-reparti ushtarak është shuar. Gjithashtu vijon operacioni për shuarjen e një zjarri në një zonë malore në fshatin Lajthizë të Mirditës. Forca zjarrfikëse dhe ushtarake kanë punuar gjatë gjithë ditës së djeshme për të izoluar flakët, por për shkak të terrenit malor nuk kanë mundur t’i shuajnë plotësisht. Ditën e sotme 30 forca ushtarake janë duke operuar për të shuar vatrat e mbetura të zjarrit.

Artikulli paraprakHOMAZHE PËR DËSHMORIN ARDIAN KODRA
Artikulli tjetërDHUNA NË FAMILJE, TRE TË ARRESTUAR NË TIRANË