Rrëzimi përnjëherësh i tre shtyllave në fshatin Hot i Ri mundet të ishte kthyer në tragjedi të mundshme.Fatmirësisht rrëzimi i tyre ka ndodhur gjatë natës nga era e fortë. Kujtim Biga është banor i këtij fshati i cili thotë se ka vënë në dijeni OSHEE-në. Menjëherë elektricisti i zonës ka mbërritur aty duke bërë shkëputjen e energjisë elektrike.

Sipas banorëvë kërkohet reagim i menjëhershëm nga OSHEE për faktin se telat e rrëzuar përtokë mund të rrezikojnë seriozisht jetën e kalimtarëve, sidomos të fëmijëve të vegjël, ku një pakujdesi e vogël mund ti shkaktojë vdekjen.

Për momentin disa familje në fshatin Hot i Ri nuk kanë energji elektrike.Në këtë zonë janë me dhjetra shtylla të amortizuara që rrezikojnë të bien dita-ditës

Artikulli paraprakSHKODËR, SHIU I DENDUR MBUSH RRUGËT
Artikulli tjetërINSTITUTI I GJEOSHKENCËS: SHKODRA RREZIKOHET NGA PËRMBYTJET