Të gjitha rrugicat në lagjen “Mark Lula” në qytetin e Shkodrës janë gdhirë nën pushtetin e ujit. Reshjet e shiut kanë sjellë probleme të mëdha për banorët, të cilët në kohë me shi duhet të veshin cizmet përpara se të dalin nga shtëpitë.

Gjatë ditëve me reshje shiu është thuajse e pamundur që të kalosh në këto rrugë me ujë dhe gropa, ndërsa në ditet me diell pluhuri përhapet gjithandej.

Lagjia “Mark Lula” prej vitesh ndodhet në të njëjtën situatë. Ndërsa sipas banorëve situata është përkeqësuar akoma më shumë, me përfundimin e unazës lindore, pasi ngritja e nivelit në unazë, bën që ujrat të mos largohen nga rrugicat e lagjes për ditë me radhë.

Artikulli paraprakSHKODËR, TEATRI “MIGJENI” MERR TITULLIN “NDERI I KOMBIT”
Artikulli tjetërHOT I RI, ERA RRËZON SHTYLLAT ELEKTRIKE