Admir Bokrina eshte 32 vjeçari i cili humbi jeten 2 vite me pare ne Itali ne uren Morandi ne Genova e cila u shemb duke i marre jeten mes te tjereve edhe djalit 32 vjeçar nga Oblika dhe nje tjeter shqiptari nga Durresi.

Sot pas dy vitesh nga ajo tragjedi rruga e fshatit te Admir Bokrines ne njesine Oblike te bashkise Shkoder mori emrin e tij pas nje vendimi te Keshillit Bashkiak te Shkodres dhe nje kerkese te nje perfaqesie prej 25 banoresh te Oblikes ne bashkine Shkoder.

Ceremonia e rastit u zhvillua sot teksa e pranishme ishte kryetarja e keshillit bashkiak Brisela Kadija, kryetarja e bashkise Voltana Ademi, administratori i njesise Ana e Malit Arben Ceni, familjare, miq, te aferm dhe komshinj te familjes Bokrina bashke me babain e djalit nga Durresi i cili humbi jeten edhe ai ne uren Morandi qe u shemb.