Një pushues ka ndërruar jetë në plazhin e Spilles. Viktima është Gjon Vuksani i moshës 73-vjeçare, ndërsa shkak dyshohet se ka qenë ataku kardiak sapo i moshuari është futur në det.

Vuksani jetonte në Tiranë ndërsa në plazhin e Spilles kishte shkuar për pushime. Kjo nuk është hera e parë që pushuesit humbin jetën në plazh si pasojë e arrestit kardiak.

Kjo për shkak edhe të temperaturave të larta që janë shënuar në bregdetet shqiptare këtë vit që kanë ndikuar në përkeqësimin e sëmundjeve të zemrës.

Artikulli paraprakPËRPLASEN 3 MAKINA ,2 PËRFUNDOJNË NË KANALIN E UJËRAVE TË ZEZA
Artikulli tjetërHISTORIKE! VLLAZNIA KUALIFIKOHET NË RAUNDIN TJETËR TË CHAMPIONS LEAGUE