I dënuar me 20 vite për vrasje, ekstradohet nga Greqia 50-vjeçari

Ekstradohet nga Greqia një 50-vjeçar shqiptar i cili është dënuar në Shqipëri me 20 vjet burg për veprën penale ‘Vrasje’. Këtë të premte Interpol Tirana ka ekstraduar 50-vjeçarin Qerim Topalli, banues në Peqin. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar 50-vjeçarin me 20 vjet burg për veprën penale “Vrasje”, parashikuar nga Neni 76 i Kodit Penal. Topalli i’u dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve Tiranë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakAKSIDENTI, AUTOBUSI PERPLASET ME FURGONIN
Artikulli tjetërTURISTËVE SUEDEZË, ITALIANË E BELGË U FIKET GOMONIA NË MES TË DETIT