Turistëve suedezë, italianë e belgë u fiket gomonia në mes të detit

Policia Kufitare ka shpëtuar 7 pushues, të cilët po udhëtonin me një gomone nga Himara në Sarandë. Në Sallën Operative të Kufirit në Sarandë erdhi një telefonatë nga një person me iniciale V.Q., i cili kërkoi ndihmë, pasi sëbashku me 6 shtetas të tjerë ndodheshin në një gomone që kishte pësuar defekt teknik, i ishte fikur motori dhe kishin mbetur në det rreth 300 metra nga bregu i Bunecit. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë shkuar menjëherë pas sinjalizimit për ndihmë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen në terren tokësor të tyre: A.L., 26 vjeç, S.V., 45 vjeç, C.C., 49 vjeç, M.E., 30 vjeç, të katërt banues në Suedi, si edhe shtetasit L.K., 53 vjeç, banues në Itali, T.J., 48 vjeç, banues në Belgjikë sëbashku me shtetasin V.Q., 55 vjeç, banues në Shqipëri. Nxjerrjen e mjetit lundrues tip gomone në bankinën e Bunecit. Policia Kufitare ka transportuar për në Sarandë turistët, të cilët nga ana e tyre kanë falënderuar Policinë Kufitare për ndihmën e dhënë. Shtetasit e lartëpërmendur janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Artikulli paraprakI DËNUAR ME 20 VITE PËR VRASJE, EKSTRADOHET NGA GREQIA 50-VJEÇARI
Artikulli tjetërKREU I SHÇBA NË ATHINË:HETIME TË PËRBASHKËTA PËR POLICËT E KORRUPTUAR