Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e bërë nga i dënuari me burgim të përjetshëm Arben Frroku. I arrestuar në Holandë dhe në pritje të ekstradimit për në Shqipëri, Frroku kishte kërkuar në Gjykatën Kushtetuese që çështja ndaj tij të rigjykohej.

Por sot Kushtetuesja ka marrë vendim që të mos pranojë kërkesën e të dënuarit për vrasjen e Komisarit Dritan Lamajt. Arben Frroku është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Komisarit Lamaj në 24 shkurt të vitit 2013. Pasi u arrestua në Selanik, Frroku u soll në Shqipëri. Por me një vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda ai u la i lirë, duke u arratisur më pas nga vendi. Ishte Gjykata e Apelit ajo e cila e ridënoi me burgim të përjetshëm dhe bëri shpalljen në kërkim të tij.

Frroku më pas u arrestua në Holandë. Arben Frroku është vëllai i Marku Frrokut, ish-deputet edhe ai i dënuar.

Artikulli paraprakDALIN DETAJE SI SHITEJ KOKAINA NË TAKSI, KODI QË PËRDONIN TË DROGUARIT
Artikulli tjetërRRAHU PËR VDEKJE MAROKENIN, KAPET NË HOLANDË SHQIPTARI I DËNUAR NË ITALI