Detaje të reja kanë dalë mbi mënyrën sesi ua shpërndante drogën me taksi, përdoruesve, i sapoarrestuari në Tiranë, Klaudian Sina. Burimet nga Policia e Tiranës bënë të ditur se të droguarit i telefononin Sinës si shofer duke përdorur kodin”më duhet shërbien taksie”, që nënkuptonte qartë se ata kërkonin t’i blinin kokainë.

Policia kishte mbi 6 muaj që e ndiqte Sinën dhe klientët e tij, njerëz që frekuentonin kryesisht jetën e natës. Sina e shiste një dozë 70-100 euro.  Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Taksisti”. Operacioni u krye nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Arrestohet në flagrancë një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla të llojit Kokainë. Personi i arrestuar shfrytëzonte profesionin e tij si taksist për shpërndarjen e lëndës narkotike, ku u kap në flagrancë në rreth-rrotullimin e “TEGUT” Lëndën narkotike e shpërndante në zonën e Saukut dhe atë të Tiranës së Re. Sekuestohen në cilësinë e provës materiale 25 doza Kokainë . Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorine Vendore të Policisë Tiranë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, organizuar dhe finalizuan me sukses operacionin “Taksisti”, duke arrestuar në flagrancë shtetasin K. S, 38 vjeç lindur në Peqin dhe banues në Tiranë , i dënuar më parë. Shtetasi i lartpërmendur u kap në flagrancë në rreth-rrotullimin e TEGUT në këto rrethana: Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi K.S, me mjetin tip Ford Focus shpërndante lëndë narkotike të llojit Kokainë në doza të vogla në disa zona në Tiranë, menjëherë është organizuar puna për kapjen në flagrancë të këtij shtetasi, ku në rreth-rrotullimin e “TEGUT”, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë ndërhyrë dhe kanë bllokuar automjetin në drejtim të së cilit ishte shtetasi Klaudian Sina si dhe katër pasagjerë të cilët kishin marrë si taksi .

Gjatë kontrollit të automjetit në sediljen e pasme mbrapa pasagjerit të parë, në ndarjen midis sediljes ulëse dhe asaj mbështetëse janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 paketime plastike të mbyllura me djegie, brenda se cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë, si dhe nje facolet brenda së cilës kishte 10 paketime plastike të mbyllura me djegie ku kishte material pluhur të dyshuar lëndë narkotike të llojit Kokainë. Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e proves materiale: 1 automjet dhe 2 telefona celularë Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga neni 283 i Kodit Penal

Artikulli paraprakGJENDET TRUPI PAJETË I 53-VJEÇARIT QË DOLI PËR PESHKIM NË GADISHULLIN E KARABURUNIT
Artikulli tjetërI DËNUAR ME BURG PËR JETË, KUSHTETUESJA E RRËZON FRROKUN, KËRKONTE RIGJYKIM