Eshtë arrestuar gjatë dites së sotme një përson i shapllur në kërkim nga Interpol Roma. Florjan Zeqja është denuar nga një gjykatë në Torino me 6 vjet burg për shfrytëzim prostitucioni.

Sektori për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, si rezultat i një pune të mirëorganizuar, në njësinë Administrative Maqellarë

, Dibër, kanë zhvilluar një operacion policor, ku është finalizuar me kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar :
F.Z, 24 vjeç, banues në Maqellarë-Dibër.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Torinos/Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Ky shtetas është dënuar me 6 vjet burg. Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, po kryen procedurat e nevojshme me qëllim e ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Artikulli paraprakNË PUKË VIDHEN TRANSFORMATORËT PËR HERË TË 4-T
Artikulli tjetërRRAHJE E PËRGJAKSHME ME SHUFRA HEKURI DHE SËPATA PARA NJË LAVAZHI