OSHEE ka ngritur shqetësimin e madh për grabitjen për të katërtën herë në Pukë, të transformatorëve.

“Personat e papërgjegjshem vijojne te dëmtojnë qëllimisht linjat e OSHEE ne Puke, duke vjedhur transformatoret e kabinave, – deklaroi sot kompania.

– Nuk dëmtojnë vetëm kompaninë, por ky veprim antligjor dhe aspak human lë pa drita për orë të gjata banoret qe jetojne ne zona te thella malore.

Vendosja e tyre paraqet veshtiresi si ne rastin e yransformatorit , te vjedhur naten ne fshatin Rrapë, Pukë, me 100 abonentë. Falë ndihmës së banorëve të zonës, nisur nga terreni i vështire u bë e mundur vendosja e kabinës.

Duhet kuptuar se prona është perbashket, dhe kush vjedh transformatorin nuk demton vetem OSHEE, por lë pa pa drita me qindra familje. Theksojme se është hera e 4 qe vidhen transformatoret, per te cilat kane nisur hetimet.”

Artikulli paraprakAKSIDENTI, PËRPLASEN TRAJLERAT, DY TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërI DËNUARI PËR PROSTITUCION NE ITALI ARRESTOHET NË TIRANË