Gjykata e Lezhës ende nuk ka dalë me një vendim në lidhje me kërkesen e portugezit Ruben Saraiva, i cili kërkon ndryshim të mases së sigurisë.Nën masa të rrepta sigurie, 28-vjeçari i dyshuar si autor i vrasjes së bizmesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, u paraqit sërish këtë të hënë në gjykatë.Në seancen gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mbrojtësit ligjor janë njohur me dosjen hetimore dhe vendimi pritet të jepet me 20 mars.Avokati Kujtim Cakrani tha se prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme që Portugezi është vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për tu përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa deri në këtë fazë hetimesh ai ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me vrasjen e Ardian Nikulaj.

Artikulli paraprakPASURITË E PALUAJTSHME/ SEKTORI I NDËRTIMIT NË LULËZIM, POR TË ARDHURAT NGA TAP RANË ME 23% MË 2023
Artikulli tjetërPROTESTA E BANORËVE TË DUKAGJINIT, REAGON KRYETARI I BASHKISË SHKODËR BENET BECI